Portofoli yt.
Në formë digjitale.
Shto letërnjoftimin dhe patentën e shoferit në portofolin tënd elektronik.
Dokumente personale dhe shërbime elektronike,
në një vend. Njihu me m.Uslugi —
portofoli yt elektronik, në telefonin tënd.
Nga dokumentet personale te shërbimet e realizuara — gjithçka është më e lehtë kur është në një vend.
Shto letërnjoftimin dhe patentën e shoferit në portofolin tënd elektronik.
Ndiq statusin dhe shkarko
dokumentet e shërbimeve të realizuara.
Hap dokumentin dhe zgjidh
opsionin e shpërndarjes.
Shiko ngjarjet që lidhen
me përdorimin e portofolit elektronik.
Tre hapa drejt portofolit tënd elektronik.
Vendos një PIN personal për qasje
në aplikacion.
Lidhe portofolin elektronik me
profilin tënd ekzistues eID.
Zgjidh letërnjoftimin ose patentën
e shoferit dhe ndiq hapat.
Nuk ke profil eID? Mëso më shumë në uslugi.gov.mk
Hapa të qartë për qasje te dokumentet.
Qartësi në çdo përdorim.
Profili yt për shërbime elektronike.
Zhblloko portofolin elektronik në telefon.
Historiku i ngjarjeve në aplikacion.
Të dhënat e tua personale, të mbrojtura nga qasja e paautorizuar.
Të dhënat e tua janë personale. Ashtu i trajtojmë.
m.Uslugi përdor disa nivele mbrojtjeje gjatë qasjes dhe shkëmbimit të të dhënave.
Të dhënat në transmetim shkëmbehen përmes kanaleve të sigurta dhe të enkriptuara të komunikimit.
Komunikimi me sistemet institucionale zhvillohet përmes infrastrukturës së kontrolluar dhe të mbrojtur.
Qasja lidhet me identitetin elektronik të përdoruesit dhe me PIN-in personal në aplikacion.
Vetëm komponentët dhe shërbimet e autorizuara u qasen të dhënave sipas rregullave të përcaktuara paraprakisht.
Nga PIN-i i parë te dokumenti i parë.
Gjej përgjigjen që të duhet.
m.Uslugi është portofoli yt elektronik për dokumente dhe shërbime elektronike. Shiko dokumentet personale dhe shërbimet e realizuara drejtpërdrejt në telefon.
Në m.Uslugi mund të shtosh letërnjoftimin dhe patentën e shoferit. Në pjesën e shërbimeve elektronike mund të ndjekësh statusin dhe të shkarkosh dokumentet e shërbimeve të realizuara.
Po. Hyr me profilin ekzistues eID për ta lidhur portofolin me identitetin tënd elektronik. PIN-i personal shërben për të zhbllokuar portofolin në telefon. Nëse nuk ke profil eID, mëso më shumë në uslugi.gov.mk.
Me m.Uslugi dokumentet personale i ke në telefon. Për të ditur nëse duhet ta marrësh edhe dokumentin fizik, kontrollo kërkesat e institucionit ku do ta përdorësh.
Për hapat e parë shiko pjesën “Si funksionon”, ku shpjegohet si të krijosh portofol elektronik, të hysh me eID dhe të shtosh dokumentet.
Përdorim kuki të domosdoshëm për sigurinë e faqes dhe për të ruajtur zgjedhjen tuaj. Aktualisht nuk janë aktivizuar kuki analitikë, reklamues ose kuki të tjerë opsionalë.